Aktori i njohur, Johnny Depp duket se i është rikthyer normalitetit, pas fitores në gjyq ndaj ish-bashkëshortes, Amber Heard.
Ai ka hapur një llogari në TikTok dhe që nga mbrëmja e djeshme ka mbledhur më shumë se 1.6 milion ndjekës. 58-vjeçari nuk kishte ndjekur askënd tjetër ose nuk kishte pëlqyer ndonjë postim në llogari.
Depp hapi llogarinë disa ditë pasi gjykata e Virginias i dha atij më shumë se 10 milionë dollarë në padinë për shpifje kundër Heard, për një artikull të vitit 2018 që ajo shkroi për The Ëashington Post.
Gjatë gjyqit të tyre gjashtë-javor, ish-çifti kanë dhënë deklarata të ndryshme e kanë bërë rrëfime tronditëse./abcnews.al