Pas FIFA 22 tashmë edhe Pro Evolution heq Greenwood-in nga loja

schedule15:21 - 7 Shkurt, 2022

schedule 15:21 - 7 Shkurt, 2022

Çdo ditë që kalon krijohet një problem i ri për lojtarin e Manchester United, Greenwood.

Pasi u denoncua nga e dashura e tij për dhunë fizike dhe përdhunim, për të janë shtuar problemet. Ai u arrestua në fillim nga policia, më pas u përjashtua nga klubi deri në një njoftim të dytë.

Cristiano Ronaldo dhe disa lojtarë të tjerë të ekipit anglez filluan ta heqin nga Instagrami. Më pas sponsorat e tij filluan ta braktisin duke shkëputur kontratat me të.

Loja “FIFA 22” e hoqi nga lista e lojtarëve, dhe së fundmi “PES 22” gjithashtu ka njoftuar këtë gjë.

Firma e madhe “KONAMI” ka njoftuar se nuk toleron dhunën në asnjë rast, dhe për këtë gjë kanë vendosur se Greenwood nuk do të jetë pjesë e lojës deri në një njoftim të dytë.

Tifozët gjithashtu kanë të drejtën të kthejnë fanellat me emrin e tij pranë dyqaneve të autorizuar për ta shkëmbyer atë me një tjetër ose të rimbursohen./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!