Pas Fierit i vihet zjarri edhe landfill-it të Vlorës, tjetër skenar me plehrat?

schedule10:19 - 4 Tetor, 2021

schedule 10:19 - 4 Tetor, 2021

Pas landfillit të Fierit, së fundmi i është vënë flaka edhe fushës së mbetjeve në bashkinë e Vlorës. Kjo fushë që tashmë është përfshirë nga flakët duke u kthyer në një rrezik serioz për banorët, grumbullon të gjitha mbetjet urbane të qytetit të Vlorë. Ku ende nuk ka një shkak apo autor të kësaj zjarrvënie, një re e madhe tymi kancerogjen është ngritur në ajër në një sipërfaqe të konsiderueshme.

Kujtojmë se vetëm pak ditë më parë një situatë e ngjashme u krijua në fushën e mbetjeve të Bashkisë Patos. Por mesa duket një skenar fshihej pas kësaj zjarrvënie në dukje e qëllimshme. Pas marrjes flakë të landfillit, zyrtarët vendor nisën bisedimet me përfaqësuesit e inceneratorit të ngritur në Fier.

Lexo edhe: Patosi si Fieri, pas djegies së plehrave nis bisedimet me inceneratorin

Ndërkohë nuk dihet nëse i njëjti skenar do të zbatohet edhe me landfillin e Vlorës. Megjithatë situata është e rënduar për shkak të çlirimit të gazrave kencerogjen në ajër nga djegia e plastikeve dhe mbetjet e tjera urbane. /abcnews.al/