Pas emërimit të Murrizit, grupi demokrat “forca” të reja, i shtohen Kujtim Gjuzi e dy të tjerë

schedule14:00 - 26 Maj, 2020

schedule 14:00 - 26 Maj, 2020

Kujtim Gjuzi, Artur Roshi dhe Besnik Troplini i janë shtuar grupit parlamentar demokrat, duke e çuar numrin e tyre në 12.

Pjesa më e madhe e deputetëve të këtij grupi janë të ardhur nga listat e Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim pas vendimit të tyre për të djegur mandatet.

Më 14 maj, ky grup vendosi shkarkimin e Rudina Hajdarit dhe emërimin e Myslim Murrizit, duke e argumentuar vendimin si qëllim i forcimit kundër forcave politike.

Ndërkohë Hajdari vijonë të mbaj postin e bashkëkryeatares së Komisionit për Reformën Zgjedhore dhe Komisionit të Integrimit.

Vetë ajo nuk ka bërë asnjë reagim për vendimin e shkarkimit të saj, ndërkohë që në votimin e siguruar nga Abc News kishte votuar kundër. /abcnews.al