Pas dyshimeve për tradhti ndjek burrin dhe e kap në flagrancë, gruaja plagos me thikë “rivalen” e saj

schedule10:26 - 6 Nëntor, 2022

schedule 10:26 - 6 Nëntor, 2022

Ajo dyshonte se burri e tradhtonte dhe vendosi ta ndiqte.

Një grua në Korinth, Greqi, u tërbua kur mori vesh se dyshimet e saj ishin të vërteta.

Gruaja e gjeti burrin me të dashurën e ij dhe nuk nguroi ta godiste e sulmonte me inat.

Suli i përgjakshëm ka ndodhur rreth orës 10:00 të së premtes mbrëma, kur bashkëshortja ndoqi burrin dhe e kapi në flagrancë me të dashurën në makinën e tij, e cila ishte e parkuar në parkingun e stacionit të Suburban në Korinth.

Ajo ka hapur menjëherë derën dhe ka nisur të godasë me thikë rivalen e saj duke e plagosur.

Britmat e gruas mobilizuan kalimtarët të cilët lajmëruan Policinë. Në vendngjarje kanë mbërritur persona të ekipit të DIAS-it, të cilët kanë vënë në pranga autoren dhe e kanë dërguar në Sigurim, ku ndaj saj është ngritur akuza për vrasje të mbetur në tentativë./Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!