Meta ka njoftuar se ka hequr ndalimin ndaj ish-presidentit amerikan Donald Trump në Facebook dhe Instagram.
Ky lajm u konfirmua sot nga zëdhënësi i kompanisë Andy Stone, pas një pezullimi prej dy vitesh të llogarisë së tij pas sulmit në Kapitol më 6 janar 2021.
Meta kishte thënë në janar se do të hiqte pezullimin e llogarisë së Trump “në javët e ardhshme” dhe nëse ish-presidenti shkel sërish përsëri politikat e përmbajtjes së platformave, do të ndeshet sërish me një pezullim prej një muaj deri në dy vjet.
Trump tani po fiton akses në platformat kryesore për shtrirjen e votuesve dhe mbledhjen e fondeve politike përpara kandidimit të tij për Shtëpinë e Bardhë në 2024. Ai para pezullimit të tij në janar kishte 23 milionë ndjekës në Instagram dhe 34 milionë ndjekës në Facebook. /abcnews.al