Pas dy dekadash, zbardhet e vërteta e vrasjes së yllit të hip-hopit

schedule22:49 - 17 Gusht, 2020

schedule 22:49 - 17 Gusht, 2020

Pas afro dy dekadash që nga vrasja e yllit të hip-hopit, Jam Master Jay, prokurorët kanë thënë të hënën se kanë zgjidhur një nga vrasjet më të vështira të Neë Yorkut, pasi dënuan dy persona.

Të dyshuarit janë, Ronald Washington, i cili është duke vuajtur dënim me burg për disa vjedhje pasi kishe ikur pas vdekjes së Jay, në vitin 2002 dhe Karl Jordan, i cili është akuzuar për përfshirje në shpërndarje të kokainës në vitin 2017, shkruan AP.

Washington dhe Jordan ishin të dyshuar për shpërndarje të 5 kilogramë kokainë në kohën kur Jay ishte vrarë, por prokurorët nuk kanë konfirmuar nëse edhe ky i fundit ishte i përfshirë për shpërndarje.

Jason “Jay” Mizeel, i cili njihej me emrin e artit  si Jam Master Jay, ishte anëtar i grupit të hip-hopit Run-DMC, bashkë me Joseph “Run” Simmons dhe Darryl “DMC” McDaniel. Disa nga hitet e tyre janë  “It’s Tricky”, “Christmas in Hollis” dhe “Walk This Way”./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!