Pas dy dekadash mbyllet “Skype”

schedule17:06 - 28 Shkurt, 2025

schedule 17:06 - 28 Shkurt, 2025

“Skype”, dikur shërbimi që përdorej më së shumti me videothirrjet, ka njoftuar se do të mbyllet pas 21 vitesh.

Shërbimi vlerësonte më shumë se 300 milionë përdorues në kulmin e tij, por shifrat më të fundit që Microsoft kishte ndarë në vitin 2023, kishte arritur më shumë se 36 milionë përdorues.

Nga maji i këtij viti, Skype do të mbyllet plotësisht.  Microsoft njoftoi: “Me qëllim që të thjeshtojmë ofertat tona të komunikimit falas të konsumatorëve në mënyrë që të mund të përshtatemi më lehtë me nevojat e klientëve, ne do të tërheqim Skype në maj 2025 për t’u fokusuar në Microsoft Teams (falas), qendrën tonë moderne të komunikimit dhe bashkëpunimit.”

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!