Pas Durrësit dhe Golemit, policia ka nisur aksion përgjatë vijës bregdetare edhe në plazhin e Velipojës.
Uniformat blu kanë vijuar kontrollet për verifikimin e subjekteve në këtë plazh.
Kujtojmë se në Velipojë humbën jetën katër persona për shkak të një konflikti për shezlongët, ndërsa dy të tjerë mbetën të plagosur.
Lexo edhe: Katër të vranë për shezllonët në Velipojë, si nisi konflikti dhe çfarë u gjet në vendin e ngjarjes
Shkak i konfliktit që u përshkallëzua në viktima, ishte marrja e lejes për ndarjen e parcelave të bregdetit për të shfrytëzuar hapësirën e plazhit.
Përplasja ndodhi mes familjes Gocaj dhe Ferracaku, ndërsa të vdekur mbetën biznesmeni Kujtim Ferracaku 59 vjeç, pronar i hotel “Fantazia”, vëllezërit Xhovani dhe Edmond Gocaj 25 dhe 38 vjeç që kishin hotelin “Gocaj” dhe jetimi fatkeq Musaen Zenelit 20 vjeç, që e kapi një plumb në zemër dhe i mori jetën në vend.
Nga përplasja me armë u plagosën po ashtu edhe Hasan Ferracaku, vëllai i biznesmenit që u vra dhe nipi i tij Elmedin Tyli./abcnews.al/