Pas Dumanit, Ols Dado? Avokat Petraj: Nëse vërtetohet që nga noter është bërë prokuror, do ta ketë të vështirë

schedule21:06 - 18 Shkurt, 2025

schedule 21:06 - 18 Shkurt, 2025

Avokati Edmond Petraj ka deklaruar në emisionin “Real Story” se Ols Dado do ta ketë të vështirë të garojë për të qënë në SPAK. Kjo sepse sipas tij, mund të vërtetohet që nga noter ka ngjitur direkt shkallët e karrierës dhe është bërë prokuror.

Petraj ka theksuar se gara për në SPAK do të zhvillohet në shtator dhe do të jetë e hapur për shumë personazhe, që duan të zënë vendin e Altin Dumanit.

 “Kjo do të ketë shumë kundërshti dhe do të vazhdojë me kundërshtitë si komunikim mase që u dha për arrestin e zotit Veliaj. Kjo do të ketë kundërshti, por varet nga avokatët. Unë i qendroj asaj, që në qoftë se zoti Veliaj ka thënë ato fjalët që ka thënë në seancë dhe akoma nuk ka bërë një kallëzim penal për zotin Dado, kjo bie poshtë.

Është garë e lirë për të gjithë në shtator. Do të ketë dhe personazhe të tjerë, por kam përshtypjen që këtë radhë do të jetë dhe më e detajuar. Nëse do faktohen elementët procedurial se si kanë kaluar vetingun ata persona që do të bëhen pjesë e Strukturës së Posaçme për mandatin 3-vjeçar, unë kam përshtypjen që nëse janë këto gjëra që thuhen për Olsi Dadon do ta ketë të vështirë. Nuk është se e vlerësojmë ne, është ligji që e penalizon. Nëse vërtetohet që nga noter është bërë prokuror është shumë e vështirë”, tha ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!