Sondazh

Lufta në Iran, a rrezikon të nisë Lufta III Botërore?

Loading ... Loading ...
 

Pas dorëheqjes, FBI po heton ish-drejtorin e Antiterrorizmit në SHBA

schedule21:43 - 19 Mars, 2026

schedule 21:43 - 19 Mars, 2026

FBI ka hapur një hetim ndaj Joseph Kent, ish-drejtorit të Qendrës Kombëtare të Antiterrorizmit në SHBA, i cili dha dorëheqjen këtë javë. Hetimi lidhet me rrjedhje të dyshuara të informacionit të klasifikuar në media.

Kent njoftoi dorëheqjen të martën, duke thënë se nuk mund ta mbështeste luftën në Iran “me ndërgjegje të pastër” dhe se vendi “nuk paraqiste kërcënim të menjëhershëm” për SHBA-të. Shtëpia e Bardhë i hodhi poshtë këto pretendime, duke theksuar se presidenti kishte “prova bindëse” për një sulm të afërt nga Irani.

Pas dorëheqjes, ish-zëvendës shefi i stafit të Shtëpisë së Bardhë, Taylor Budowich, e akuzoi Kent se ishte shpesh “në qendër të rrjedhjeve të sigurisë kombëtare” dhe se kishte punuar për të minuar zinxhirin e komandës.



Në letrën e dorëheqjes drejtuar presidentit Trump, Kent shprehej se lufta në Iran ishte nisur “për shkak të presionit nga Izraeli dhe lobet e tij në SHBA”. Liga Anti-Diskriminim (ADL) e cilësoi këtë deklaratë si përdorim të tropeve antisemitike.

Në një intervistë për Tucker Carlson, Kent përsëriti se sulmi ndaj Iranit ishte udhëhequr nga Izraeli dhe shtoi se nuk kishte “asnjë informacion” që Irani do të ndërmerrte një sulm të papritur ndaj SHBA-ve. Ai tha gjithashtu se vendimmarrësit kryesorë kishin pasur qasje të kufizuar tek presidenti përpara sulmeve.

Trump reagoi duke e quajtur Kent-in “djalë të mirë”, por shtoi se ishte “gjë e mirë” që ai nuk ishte më pjesë e qeverisë, duke e cilësuar “shumë të dobët në siguri”.

Kent, një mbështetës i hershëm i Trump që ka kandiduar dy herë pa sukses për Kongres, u emërua në postin e drejtorit në korrik 2025.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!