Pas divorcit, Melinda dhe Bill Gates bëhen bashkë në diplomimin e vajzës

schedule13:45 - 18 Maj, 2023

schedule 13:45 - 18 Maj, 2023

Për një qëllim shumë të rëndësishëm, u takuan Melinda dhe Bill Gates, të cilët pavarësisht divorcit pas 27 vitesh martesë, janë ende familjarë. Në mënyrë të veçantë, ish-çifti mori pjesë në ceremoninë e diplomimit të vajzës së tyre, Jennifer Gates, e cila mori diplomën master për shëndetin publik.

“Master në Shëndetin Publik. Faleminderit Departamentit të Shëndetit Publik në Universitetin e Kolumbias për këtë mundësi të pabesueshme arsimore dhe fshatin përreth meje që e bëri atë të ndodhë. Mirënjohëse,” shkroi ajo postimin e saj, të cilin e shoqëroi një foto pranë prindërve dhe bashkëshortit të saj.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Jennifer Gates (@jenniferkgates)

Ky vit ishte veçanërisht interesant për vajzën e Gates, pasi ajo pati mundësinë të bëhej nënë dhe të festonte Ditën e Nënës për herë të parë. Më në detaje marsin e kaluar ajo solli në jetë fëmijën e saj të parë, vajzën me kampionin olimpik të hipizmit, Nayel Nassar, me të cilën u martua në vitin 2021.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Jennifer Gates (@jenniferkgates)

Së fundmi mamaja e lumtur ka postuar disa foto të reja me të bijën për të festuar ditëlindjen e saj të 27-të, por edhe ditën e nënës, të cilën për herë të parë pati rastin ta festonte ndryshe./abcnews.al

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Jennifer Gates (@jenniferkgates)