Pas disa shekujsh në tokën shqiptare, arkeologët e Himarës zbulojnë varrezat e epokës së bronzit

schedule17:23 - 6 Korrik, 2020

schedule 17:23 - 6 Korrik, 2020

Një kërkim arkeologjik ka bërë të mundur zbulimin e madh të një varreze tumulare e periudhës së Bronzit të Vonë.

Lajmi është bërë i ditur nga gazetari Aleksandër Çipa, i cili thotë se gërmimet arkeologjike të kryera së fundmi në Himarë kanë nxjerrë në dritë varrezën tumulare që daton në shekullin XV-XII para erës së re.

Postimi:

Zbulim i ri arkeologjik në Himarë

-Arkeologet vlonjate zbulojnë varrezën tumulare të shekullit XV-XII p. Kr-

Himarë 6 korrik 2020

Nga një gërmim arkeologjik shpëtimi i realizuar së fundi në Himarë, nga Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore të Vlorës dhe Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore është zbuluar një varrezë tumulare e periudhës se Bronzit të Vonë (Shek. XV-XII p.Kr).

Sipas arkeologeve zbulimi është i një rëndësie të veçante, pasi është i pari sit arkeologjik i këtij lloji që zbulohet ne bregdetin e Himarës, duke i’a shtuar Hartës Arkeologjike të Shqipërisë edhe një zonë tjetër me varreza tumulare. Ky është padyshim zbulimi i parë dhe kaq i rëndësishëm pas disa shekujsh në tokën shqiptare në bregdetin jugor./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!