Pas disa muajsh lidhje, ndahet çifti i njohur i showbiz-it

schedule15:41 - 18 Dhjetor, 2022

schedule 15:41 - 18 Dhjetor, 2022

Katie Holmes dhe partneri i saj Bobby Wooten III u ndanë pas disa muajsh lidhje. Çifti shkoi në rrugë të ndryshme dhe sipas mediave të huaja “gjërat mes tyre nuk po shkonin mirë”, edhe pse u përpoqën të riktheheshin bashkë. 43-vjeçarja Holmes dhe muzikanti 33-vjeçar, Bobby Wooten III nuk e fshehën lidhjen e tyre dhe madje bënë shumë paraqitje të përbashkëta si në tapetin e kuq ashtu edhe në rrugët e Nju Jorkut.

Çifti e nisi lidhjen e tyre në prill të vitit 2022 kur fotografët i kapën duke u puthur dhe më pas të dy bënë paraqitjen e tyre të parë zyrtare së bashku në eventin “The Silver Top”.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by #jennyluvsmi (@katieholmesmagazines)

Burimet thonë se marrëdhënia e tyre po shkonte mirë pasi Holmes takoi familjen e Bobby Wooten III. “Katie u takua me familjen e Bobby-t dhe ata e pëlqyen shumë atë”, tha një burim i afërt me të.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Gossip Gossip (@gossip6629)


Kujtojmë se përpara Bobby-t, Katie ishte çift me shefin e kuzhinës Emilio Vitolo Jr./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!