Pas dhunës ndaj Rihannës, Chris Brown përballet sërish me akuza të forta

schedule08:16 - 23 Qershor, 2021

schedule 08:16 - 23 Qershor, 2021

Chris Brown thuhet se është nën hetim pasi dyshohet se ka dhunuar një grua gjatë një debati mes tyre. Sipas mediave të huaja, ngjarja ka ndodhur në Los Angeles të premten në shtëpinë e këngëtarit.

Gruaja në fjalë pretendon se Chriss e ka goditur fort pas koke. Burimet për TMZ janë shprehur se gruaja nuk kishte lëndime serioze. Kjo nuk është hera e parë që Brown akuzohet për dhunë ndaj grave.

Pretendimet: Viktima e supozuar thuhet të ketë thënë në departamentin e policisë në Los Anxhelos se Brown 'i goditi pjesën e prapme të kokës aq shumë sa i doli endja', raporton TMZ

Në vitin 2009, ai sulmoi fizikisht të dashurën e atëhershme, Rihannën në Los Angeles. Këngëtarja u shtrua në spital pas dëmtimeve të rënda në fytyrë. Dhe në vitin 2019, ai u përfshi në një tjetër skandal. /abcnews.al

Nën zjarr: Chris Brown thuhet se është nën hetim për sulmin ndaj një gruaje në shtëpinë e tij në Luginën San Fernando e cila besohet të ketë ndodhur gjatë fundjavës.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!