Pas denoncimit të Abc, reagon kompania në Elbasan, ndërhyn për ndryshimin e tubave të ujësjellës-kanalizimeve

schedule16:19 - 19 Shtator, 2022

schedule 16:19 - 19 Shtator, 2022

Abc prej disa kohësh ka denoncuar abuzimin me tubat e ujësjellës-kanalizimeve në qytetin e Elbasanit.

Në denoncimet e vazhdueshme të bëra nga Abc rezultonte se ndërhyrja e parë e bërë në sistemit e ujësjellës-kanalizimeve në qytetin e Elbasanit, ka qenë totalisht abuzive, pasi tubat e përdorura nga kompania që kishte fituar tenderin kanë qenë jashtë standardit.

Lidhur me këtë çështje nisi dhe një hetim nga ana e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor të Elbasan.

Por siç shihet edhe në videon e publikuar nga Abc, firma ka bërë lëvizjen e saj për zhdukjen e provave, duke çarë sërish rrugët për të bërë ndërrimin e tubave.

Por siç dihet ndërhyrjet e herëpashershme në infrastrukturë, përveç dëmit në para që ju bëhet qytetarëve përmes taksave, shkakton dhe kaos në qytete dhe në lëvizjen e lirë.

/Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!