Pas debatit të bujshëm me Noizy-n, Meriton Mjekiqi përplaset me Varrosin

schedule10:37 - 13 Mars, 2021

schedule 10:37 - 13 Mars, 2021

Pak kohë më parë, moderatori i njohur Meriton Mjekiqi u përfshi në një përplasje virtuale me Noizy-n. Gjithçka nisi pas një komenti që Big Kik, i cili ishte i ftuar në emisionin e Meritonit “Gjoni’s Black”, ku u shpreh se Noizy e kishte hequr pa asnjë arsye nga grupi OTR. Ky i fundit reagoi menjëherë duke përfshirë dhe moderatorin.

“Po nuk u përmend Noizy s’ka lajm..ai emision është bo për mu nëse nuk e keni vënë re Noizy, Noizy, Noizy, Noizy, Noizy. E di që ju dhemb suksesi im por ky ka qenë plan i zotit jo i imi dhe krejt estrada të bëhet bashkë s’mund ta ndryshojë këtë. I’m unstoppable”, shkruante ndër të tjera asokohe Noizy.

Mjekiqi iu përgjigj duke thënë: “Faleminderit shumë që çdo të dielë e pret me pa durim emisionin ‘Gjoni Black’”. Debati vijoi më tej, por ndërsa mendohej se situata ishte qetësuar, në lojë është futur dhe miku i Noizy-t, Varrosi. Ky i fundit ka publikuar një video të moderatorit duke kërcyer dhe një tjetër në programin “Unë jam top model”.

Me këtë grupin me ardh a? Noizy o vëlla bone double qeranë se s’jam ka iki”, është shprehur Varrosi. Por nuk është ndalur me kaq. Ai ka publikuar dhe një mesazh nga ish partnerja e Meritonit, Egesta. “Hahaha pse? Nejse dije edhe ti që ai është ish burri im edhe e bona vetëm me ja ul bishtin se goxha e ka rrit mendjen është t’u fluturu”, thuhet në mesazhin e saj.

Këtë mesazh, Varrosi e ka shoqëruar me fjalët: “Se femna jote mu m’ka fiksim, jo veç mu po dhe grupin tim! Nejseeee”. I menjëhershëm ka qenë dhe reagimi Meritonit, i cili teksa ka publikuar një bisedë ka shkruar: “Ooo kikrik më keni shkruar me ju marr në emision e ju kom refuzu po ti i Prizrenit je”. Më pas ka publikuar një video të Varrosit ku shkruan: “E ku me të marr me këtë freestyle. Nejseee hahahaha”./abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!