Pas Covid-19, Australia në ankth për zjarret

schedule15:12 - 28 Nëntor, 2020

schedule 15:12 - 28 Nëntor, 2020

Australia mund të thuhet se e ka mundur pandeminë duke mos regjistruar prej më shumë se 3 javësh asnjë rast të ri pozitiv. Problemi i radhës me të cilin përballet vendi janë temperaturat e larta deri në 40 gradë dhe frika e zjarreve.

Në vendin që po nis të marrë frymë pasi frenoi pandeminë, vjen i nxehti i madh me temperatura mbi 40 gradë në jug të vendit, dhe shqetësimi ka të bëjë më një sezon dramatik zjarresh pas atij të një viti më parë. Zjarret e kësaj vere kryeministri Skott Morrison i cilësoi si “verën e zezë” të Australisë, në të cilat 33 persona humbën jetën, por dhe miliarda specie.

Dronet fluturojnë mbi breg dhe parkimet janë mbyllur pasi kanë arritur maksimumin e kapaciteteve. Në Viktoria nuk është regjistruar asnjë rast me Covid për të 28-ën ditë radhazi. Një rezultat që dukej i pamundur kur numëroheshin 8 mijë raste dhe 800 viktima. Prej katër javësh nuk ka asnjë rast të ri infektimi.

Autoritetet shëndetësore konfirmojnë se virusi është eliminuar nga ky shtet meqenëse janë kaluar dy periudha inkubimi prej 14 ditësh. Pacienti i fundit i shtruar në spital, është kthyer në shtëpinë e tij të hënën. Pas shtimit të rasteve në Melburb, janë aktivizuar sërish masat e sigurisë, me orën policore dhe ndalimin për grumbullimin e personave. Dhe pse autoritetet janë kritikuar për masat e ashpra.

Rreth 30 mijë australianë të bllokuar jashtë vendit nga pandemia do të mund të rikthehen në shtëpi brenda vitit, me fluturime të organizuar nga qeveria. Pasagjerët që janë mbi 12 vjeç do të duhet të bëjnë testin e Covid jo më parë se dy ditë para nisjes dhe do të mund të udhëtojnë vetëm nëse rezultati do të jetë negativ.

Në bordin e avionit të gjithë duhet të mbajnë maskë dhe ta ndërrojnë çdo dy orë. Sapo të kenë mbërritur në territorin australian pasagjerët do të vendosen në një ish kamp punëtorësh ku do të kalojnë 14 ditët e karantinës së detyruar. Secili duhet të paguajë 1500 euro për person ose 5 mijë dollarë për familje, dhe do të kenë mundësi të shëtisin dhe të notojnë në pishinë./abcnews.al