Ishulli Mayotte, është goditur nga shi të dendur, që ka shkaktuar përmbytje dhe rrëshqitje dheu, vetëm një muaj pas ciklonit Chido që shkatërroi pjesë të mëdha të ishujve dhe la dhjetëra të vdekur.
Autoritetet e vendit ngritën alarmin për erëra të forta dhe mundësi përmbytjesh dhe rrëshqitje dheu. Fshati Mbouini, i cili mbijetoi pa dëme nga cikloni i mëparshëm, është përmbytur.
Stuhi e fundit, Dikeledi, ka shkaktuar edhe tre viktima në Madagaskar dhe ka kaluar 100 km në jug të Mayotte. Ekipet e shpëtimit janë në kërkim të të zhdukurve, ndërsa të paktën 14,500 persona janë strehuar në strehimore emergjente. Autoritetet parashikojnë që ishulli të mbetet në gjendje alarmi të kuq, ndërkohë që stuhia po largohet dhe pritet të intensifikohet përpara se të afrohet bregut të Mozambikut.
Më 14 dhjetor, cikloni Chido u cilësua si stuhia më e keqe që ka goditur Mayotte në 90 vjet, duke shkaktuar 39 viktima. / abcnews.al