Pas çiftit nga Peja, përmbytjet i marrin jetën dhe një vajzë shqiptare në Gjermani

schedule21:33 - 19 Korrik, 2021

schedule 21:33 - 19 Korrik, 2021

Një tjetër shqiptar e ka humbur jetën si pasojë e motit të keq që ka goditur Gjermaninë. Bëhet fjalë për Vanesa Koxha nga Kaçaniku i Kosovës.

Lajmi është bërë i ditur nga familjarë të Vanesës, ku theksojnë se ajo ka humbur jetën si pasojë e furtunës që goditi Gjermaninë.

LEXO EDHE:Përmbytjet në Gjermani, mes viktimave edhe një çift shqiptar

“Me pikëllim të thellë ju njoftojmë se vajza jonë, Vanesa Koxha, ndërroi jetë në vërshimin tragjik në Gjermani dhe varrimi bëhet këtu në Gjermani”, ka shkruar Emin Koxha

LEXO EDHE: Shqiptari kthehet në hero, thyen xhamin e makinës dhe shpëton gjermanin që e kishte mbuluar uji

Kujtojmë se dje si pasojë e përmbytjeve humbi jetën dhe një çift nga Peja. e.l/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!