“Pas bufit këneta shkon në një proces shkërmoqje”, Rama: Partitë e reja në parlament? Për shkak të boshllëkut që ka lënë këneta

schedule21:43 - 7 Maj, 2025

schedule 21:43 - 7 Maj, 2025

“Këneta e ka fatin të shkruar, pas bufit shkon në një proces shkërmoqje” kështu u shpreh kryesocialisiti Edi Rama në Real Story me Sokol Ballën.

“Këneta e ka fatin të shkruar. Rikthimi i bufit në krye u duk si ringjallja e madhe por në fakt është, kënga e fundit e bufit që përkon edhe me fundin e kënetës. Pas bufit këneta shkon në një proces shkërmoqje. Ta imagjinosh kënetën pa bufin ke një mozaik të jashtëzakonshëm, nga Gazi i botës, te Pavaroti fake, është kënetë tamam.” u shpreh Rama ndërsa tha se edhe futja e elementëve të rinj nga partitë e reja në parlament, është pikrisht boshllëku që ka lënë këneta.

“Është pikërisht boshllëku që ka lënë këneta ne territorin tonë e kemi kultivuar do e zgjerojmë në këto zgjedhje. Pjesa tjetër është e copëtuar. Nuk kemi ca zgjedhim partner politik, kemi shqiptarë, BE, këtu secili do bëjë punën e vet. Do shohim rrugës nëse do na bashkohen ndonjëherë rrugët.” -tha ai.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!