Jamie Lynn Spears pretendon se prindërit e saj u përpoqën ta bindin atë të konsideronte abortin kur mbeti shtatzënë në moshën 16-vjeçare. Jamie Lynn do të publikojë librin e saj të titulluar “Things I Should Have Said” në fillim të vitit të ardhshëm. Në libër, motra e yllit të muzikës pop, Britney Spears, pohon se prindërit kundërshtuan vendimin e saj për të mos e ndërprerë shtatzëninë.
Ajo thotë se njerëzit e afërt u përpoqën ta bindnin se të pasurit një fëmijë në adoleshencë do të dëmtonte karrierën e saj. “Erdhën në dhomën time duke u përpjekur të më bindnin se të kesh një fëmijë në këtë pikë të jetës ishte një ide e tmerrshme. Do të të vrasë karrierën. Je thjesht shumë e re. Nuk e di se çfarë je duke bërë. Ka pilula që mund të merrni. Do të të ndihmojnë për këtë problem.”, kujton ajo.
Jamie Lynn pretendoi se mamaja e saj e fshehu shtatzëninë duke thënë se nuk lejohej t’i tregonte askujt për këtë, madje as motrës së saj. “Unë kisha nevojë për [Britney] më shumë se kurrë dhe ajo nuk ishte në gjendje të më ndihmonte në kohën time më të cenueshme. Edhe sot e kësaj dite, dhimbja që nuk mund t’ia tregoja vetë motrës sime vazhdon ende.”, thotë ajo.
Jamie Spears është përballur me kritika të ashpra në vitet e fundit nga Britney. Këngëtarja e akuzon se e ka privuar nga shumë gjëra gjatë kujdestarisë 13-vjeçare dhe se ka përfituar në kurriz të saj. Gjykata e hoqi nga roli i kujdestarit ndërsa pritet që t’i japë fund plotësisht marrëveshjes, të cilën këngëtarja, e ka cilësuar abuzive. /abcnews.al