“Pas Botërorit të Brazilit nuk kemi bërë mirë”, Voller: Jemi me fat që kemi një trajneri, si Nagelsmann

schedule17:56 - 21 Nëntor, 2023

schedule 17:56 - 21 Nëntor, 2023

Ardhja e teknikut, Julian Nagelsmann, në krye të stoli të “pancerave” gjermanë, duket se i ka “rilidnur” këta të fundit, të paktën, sipas një prej “legjendave” të sulmit të Kombëtares gjermane, Rudi Voller.

Ky i fundit, tashmë në pozicionin e Drejtorit Sportiv, te “pancerat” i ka krahasuar të tijët, me “të kaltërit” e Italisë, të dyja këto Kombëtare “legjendare”, duke marrë në konsideratë gjendjen që po përjetojnë dhe kontigjentin ekzistues.

“E vërtetë, pas Botërorit në Brazil, nuk kemi bërë mirë. Ne duhet ti japim rëndësi më të madhe talenteve si Musiala, Wirtz apo Sane. Gjermania dhe Italia janë “kantier në ndërtim” dhe po përpiqen të kalojnë këtë cikël të vështirë.

Besoj se të dyja do të ringrihen shumë shpejt. E konsiderojë me fat shansin që patëm për të firmosur me Nagelsmann. Ai është djalë i mrekullueshëm dhe me vizion fituesi”,- u shpreh në fjalën e tij ish-“bomberi” gjerman. /i.m