Ministria e Shëndetësisë vetëm pak ditë më parë pas mbërritjes së dozave të vaksinës nga AstraZeneca bëri me dije se tashmë do të nisë procesi për mësuesit në të gjithë vendin.
Burime për abcnews.la bëjnë me dije se në kuadër të kësaj fushate ka nisur vaksinimi i mësuesve në Vlorë. Vaksinimi në këtë qytet ka filluar në shkollën 24 Maji.
Shefi epidemiologjisë në Vlorë, Agron Bashllari tha se do të vaksinohen rreth 1800 mësues në rang qarku.
“Në bashkëpunim me Drejtorinë Arsimore kemi startuar me vaksinimin e mësuesve të shkollave në bashkinë Vlorë, për të vijuar më pas në Selenicë dhe në Himarë. Stafi i mësuesve do të vaksinohen me vaksinën AstraZeneca. Aktiviteti do të kryhet në qendrat shëndetësore që mbulojnë shkollat. Kemi rreth 1800 staf në institucionet arsimore”, ka thënë ai.
Ndërkohë ministrja Ogerta Manastirliu nga stadiumi Air Albania këtë të hënë ka bërë me dije se vetëm këtë të hënë është parashikuar që të bëhen 2500 doza mes të cilëve vaksinim për herë të parë dhe rivaksinim. /abcnews.al