Pas bisedimeve me homologun e tij, Blinken takohet në aeroport me Erdogan

schedule12:45 - 20 Shkurt, 2023

schedule 12:45 - 20 Shkurt, 2023

Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken, ka zhvilluar një takim me presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, pak pas bisedimeve dhe deklaratave të përbashkëta me homologun e tij turk, Mevlut Çavusoglu.

Takimi Erdogan-Blinken, pak orë para udhëtimit të kreut të Departamentit të Shtetit në Greqi u mbajt në sallën e ngjarjeve të Aeroportit Esenbogai në Ankara.

Në takimin e zhvilluar me dyer të mbyllura morën pjesë ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Çavusoglu dhe ambasadori amerikan në Ankara, Jefry Flake.

Çfarë u diskutua me Çavusoglu

Një çështje qendrore në bisedimet me Mevlut Cavusoglu ishte çështja e blerjes së F-16 nga Turqia. Mevlut Cavusoglu tha se Turqia do të donte që qeveria amerikane t’i dërgonte Kongresit një konferencë zyrtare lidhur me këtë çështje.

“Ne duam një vendim zyrtar nga Kongresi për këtë çështje sa më shpejt të jetë e mundur”, tha ministri i Jashtëm turk.

Siç vuri në dukje, Ankaraja nuk mund të blejë F-16 me këto kushte dhe shtoi se beson se çështja mund të zgjidhet nëse qeveria amerikane merr një qëndrim të vendosur.

Nga ana e tij, Anthony Blinken , i pyetur për këtë,  tha se administrata e Biden-it mbështet Ankaranë për çështjen e blerjes së avionëve luftarakë, më pas shtoi se “nuk kam një datë specifike për t’ju njoftuar për F16-të. Jam në kontakt me Kongresin”.

Sekretari amerikan i Shtetit tha gjithashtu se vendi i tij do të mbështesë Turqinë”, për aq kohë sa të jetë e nevojshme” pas tërmetit vdekjeprurës të 6 shkurtit, ndërsa shtoi se zëri i qartë i Turqisë në favor të sovranitetit të Ukrainës ishte vendimtar.

“SHBA dhe Turqia nuk bien dakord për të gjitha çështjet, por kanë një marrëdhënie që i ka rezistuar sfidave”, tha Sekretari amerikan i Shtetit.

Lidhur me çështjen e anëtarësimit të Suedisë dhe Finlandës në NATO, Cavusoglu tha se “Suedia ka dërguar disa mesazhe pozitive, por fatkeqësisht shohim që aktiviteti i PKK-së vazhdon në Suedi.

I takon Suedisë ta ndalojë atë”.

Në të njëjtën kohë, ai theksoi se nuk është një qasje e drejtë dhe korrekte që të lidhet çështja e anëtarësimit në NATO të dy vendeve me F16, tha Mevlut Çavusoglu.

“SHBA mbështet fuqimisht pranimin e vendeve nordike sa më shpejt që të jetë e mundur, zgjerimi i NATO-s me anëtarësimin e Suedisë dhe Finlandës nuk është një çështje dypalëshe,” tha Blinken, i cili theksoi se Uashingtoni mbështet fuqimisht pranimin e shpejtë të Suedisë dhe Finlandës në NATO, duke pasur parasysh hapat që janë ndërmarrë.

Ministri i Jashtëm i Turqisë tha gjithashtu se vendi i tij nuk po i shet pajisje Rusisë që mund të përdoren në luftën e saj kundër Ukrainës, pas paralajmërimeve të SHBA-së në fillim të shkurtit për eksportet e kimikateve, mikroçipëve dhe pajisjeve të tjera.

Në të njëjtën kohë, ai theksoi se Turqia nuk do të lejojë që sanksionet amerikane dhe europiane kundër Rusisë të shkelen brenda Turqisë apo përmes Turqisë, duke theksuar se po merren masa për të parandaluar diçka të tillë.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!