Pas Biden, Macron lëtër Vuçiç: E rëndësishme arritja e marrëveshjes Kosovë-Serbi

schedule09:29 - 16 Shkurt, 2021

schedule 09:29 - 16 Shkurt, 2021

Pas presidentit të SHBA-së Joe Biden, edhe homologut Frances Emmanuel Macron në letrën e dërguar Vuçiç në kuadër të pavarësisë së Serbisë i ka përmendur dialogun me Prishtinën.

Mediat serbe bëjnë me dije se në mesazhin e tij, Macron, ka përmendur nevojën e arritjes së marrëveshjes përfundimtare në mes të Kosovës dhe Serbisë.

“Sikurse që kemi folur në Paris, unë mbetem i përcaktuar për të mbështetur përpjekjet në lidhje me dialogun në mes të Beogradit dhe Prishtinës, me mbështetjen ndërmjetësuese evropiane, që synim ka arritjen e marrëveshjes përfundimtare gjithëpërfshirëse e cila do t’i kontribuonte stabilitetin të përgjithshëm në rajon”, thuhet në letrën e Macron./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!