Pas Berishës, sot në prokurori Lulzim Basha dhe Gazment Bardhi

schedule07:35 - 14 Janar, 2022

schedule 07:35 - 14 Janar, 2022

Një ditë pas ish-kryeministrit Sali Berisha dhe deputetit Flamur Noka radhën për të dëshmuar në Prokurorinë e Tiranës e ka sot Lulzim Basha dhe Gazment Bardhi. Kryetari i PD dhe Sekretari i Përgjithshëm do të merren në pyetje nga hetuesit për protestën e 8 janarit, të thirrur nga ish-kryeministri që degjeneroi në akte dhune.

Ata do të pyeten edhe për akuzat se brenda selisë blu ka pasur persona të armatosur dhe me precedent penal. Basha e Bardhi do të pyeten gjithashtu nga prokurorët e rrethit dhe për dhunën me mjete të forta si dhe përdorimit të bombolave anti-zjarr nga personat që ndodheshin brenda gjatë tentativës së protestuesve të Berishës për t’u futur në seli. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!