Pas Ardian Bujupit, Capital T duket se ka nisur një “luftë” virtuale dhe me Mozzik. Gjithçka nisi pas një fjalie që Capital T përmendi në freestyle-n e tij në emisionin “Gjoni black”, ku tha “ma reper se ti është Lori”, gjë që u komentua nga fansat si një “diss” për Mozzik. Mirëpo, autori i hitit “Madonna” publikoi një sërë statusesh në Instastory ku shkruan:
“Quhet respekt ajo që u mungon shumë njerëzve. Quhet punë ajo që me atë arrin gjithçka. Quhet para ajo që lakoj botën e njeriut. Urrejtja dhe dashuria. Pasunia dhe varfnia. Merita dhe Fati. Heshtja dhe zhurma. Mendja të qon shumë larg…por duhet edhe këmbët.”, shkruan Mozzik. Fansat kanë nisur të aludojnë që këto fjalë janë një kundërpërgjigje ndaj Capital T.
![]()
Megjithëse, Mozzik nuk ka konfirmuar se këto statuse kanë të bëjnë me Capital T, një status i këtij të fundit është interpretuar si një kundërpërgjigje ndaj tij. “Burrnia nuk blehet me kurrgjo, e ju s’e keni.“, shkroi Capital T. Kujtojmë që pak ditë më parë, Capital T replikoi në rrjete sociale dhe me Ardian Bujupin, reagime të cilat erdhën pasi deklaroi se Bujupin e vlerëson shumë si artist, por para duetit të tyre “Andiamo”, nuk gëzonte këtë sukses në tregun shqiptar. /abcnews.al
![]()
![]()
![]()
![]()
![]()
![]()
![]()

