Justin Bieber befasoi adhuruesit e muzikës së tij të Dielën e Pashkëve duke publikuar mini albumin “Freedom”. Albumi me gjashtë këngë përmban një këngë ungjilli që kërkon me festën. Njoftimi ishte surprizë për fansat, pasi shkroi në rrjete sociale se albumi tashmë ishte në dispozicion në të gjitha platformat.
Publikimi i “Freedom” vjen vetëm pak javë pasi Justin lëshoi albumin e tij të plotë, “Justice”. Albumi debutoi në Nr. 1 në listën e albumeve Rolling Stone të hënën e kaluar, duke rrëzuar më në fund Morgan Wallen nga mbretërimi i tij 11-javor. “Peaches”, single i katërt i Bieber në “Justice”, gjithashtu debutoi në Nr. 1 në listën e këngëve. /abcnews.al