Capital T është padyshim një ndër artistët më të suksesshëm të kësaj vere. Ai ka publikuar disa këngë që janë pjesë e albumit të “Skulpture”, mes të cilave dhe bashkëpunimi me Ledri Vulën që rezultoi shumë e suksesshme.
Reperi pritet të publikojë dhe këngët e gjysmës së dytë të albumit, prej të cilave katër do të jenë bashkëpunime. Në një intervistë televizive, ai zbuloi dhe dy prej artistëve me të cilët ka bashkëpunuar.
“Si bashkëpunim që ja vlen shumë me e përmend dhe që më pëlqen shumë si artist është Vig Poppa, dhe që nuk mund me e pas dhe atë në album, është një super këngë. Është një artist grek, Mente dhe kjo këngë ka dale një super produkt. Edhe dy bashkëpunime të tjera, kur të vijë koha t’i lançojmë dhe mos t’i zbulojmë krejt.“, tha Capital T.
Ndërkohë, reperi gjithashtu bëri me dije se pas albumit do të vijë me një diçka shumë të veçantë, që do të përmbajë më shumë se sa një CD.
“Ka me qenë një sasi e box-ve që kanë me dalë në një sasi jo shumë të shtrenjtë realisht sa kushton box. Është një sasi edhe për fansat që janë më të dedikuar, ka me qenë më i personalizuar për ta. Ndoshta edhe deri në detaje për me shkuar në emër të atyre i nënshkruar prej meje. Komplet një dedikim për ta. “, tha reperi. /abcnews.al/

