Jennifer Lopez dhe Ben Affleck, çifti më i komentuar i kohëve të fundit është rikthyer në tapetin e kuq pas rreth 18 vitesh. Ata u fotografuan së bashku në premierën e filmit “The Last Duel” mbrëmjen e së premtes në Venecia. Kjo shënon dhe ngjarjen e parë publike që nga ribashkimi në Prill.
52 vjeçarja po ecte e kapur për dore me Affleck ndërsa nuk nguruan të ndanin dhe një puthje para paparacëve. Lopez kishte veshur një fustan të bardhë mbresëlënës me dekoltenë e hapur dhe me një të çarë, ndërsa Affleck zgjodhi një tuxedo klasik bardh e zi.
Herën e fundit që çifti eci së bashku në tapetin e kuq ishte në shkurt 2003 në premierën e “Daredevil”, kur ishin akoma të fejuar. Ata u ndanë muaj më vonë në janar të 2004-ës.
/abcnews.al