Pas abortit, Chrissy Teigen do t’i nënshtrohet një operacioni

schedule10:53 - 4 Shkurt, 2021

schedule 10:53 - 4 Shkurt, 2021

Chrissy Teigen humbi fëmijën e tretë që priste të vinte në jetë edhe për pak muaj. Lajmin e trishtë e ndau vetë modelja me ndjekësit në rrjete sociale, dhe megjithëse kanë kaluar pak muaj kjo ngjarje traumatike ka lënë gjurmë të thella tek modelja dhe partneri i saj, John Legend.

Modelja ka treguar trupin e saj pasi humbi fëmijën, ku shpreh trishtim për faktin se nuk do të mund të mbesë më shtatzënë. Ndërkaq, ajo tregon se do t’i nënshtrohet një operacioni, pasi po ndjen dhimbje të madhe në madh për shkak të çrregullimit të periodave nga aborti.

“Jack im i vogël supozohej të kishte lindur këtë javë, kështu që nuk ndihem shumë mirë. Unë me të vërtetë ndiej një goditje në bark, por nuk është një dhimbje fantazmë. Nesër do të operohem për endometriozë, por dhimbja nga periodat ndihet vërtet si goditje e bebes këtë muaj.“, është shprehur modelja. /abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!