Anxhelina Hadërgjonaj u rikthye në muzikë pas 9 vitesh me këngën e re “Precious”, e rezultoi e suksesshme.
Në këtë mënyrë, ajo vendosi të mos ndalej më dhe së fundmi ka publikuar një tjetër këngë.
Disa javë më parë këngëtarja lançoi “No Drama”, ku krahasua me artisten me famë botërore, si Beyonce, për zërin e saj dhe videoklipin.
Së fundmi, e ftuar në emisionin radiofonik “Pardon my french”, Anxhelina tregoi përse qëndroi kaq gjatë larg muzikës.
“Nuk kam dashur të bëja kompromise. Doja që të vija me projekte të cilat nxjerrin në pah vërtetë vlerat e mia si artiste. Në SHBA është e vështirë të jesh komerciale. Nëse do të bësh muzikë të mirë duhet të presësh momentin e duhur. Ndryshe nga Shqipëria ku ti shkon në studio e dëgjon një demo, këtu duhet shumë më tepër punë. E sigurisht duhet që të vija me projekte të cilat janë në një stil të veçantë”, u shpreh ajo./abcnews.al