Pas 86 vitesh, lutjet e së premtes do të mbahen në ish-muzeun e Shën Sofisë

schedule10:16 - 24 Korrik, 2020

schedule 10:16 - 24 Korrik, 2020

Pas 86 vitesh, besimtarët muslimanë në Turqi do t’i mbajnë lutjet e së premtes në objektin e ish-muzeut të Shën Sofisë, të cilin Turqia e ktheu në një xhami, përmes një dekreti presidencial, i cili u dënua ndërkombëtarisht.

President turk, Recep Tayyip Erdogan dhe aleatët e tij konservatorë do të marrin pjesë në lutjet në monumentin që u ndërtua në shekullin e 6-të nga perandori bizantin Justiniani I, si kisha më e madhe në botën e krishterë.

 

Mozaikët e krishterë bizantinë, brenda ndërtesës do të mbulohen me perde në kohën e lutjes. Shën Sofia, apo siç njihet në Turqi AjaSofia u shndërrua në një xhami pas pushtimit otoman të Kostandinopojës, Stambollit të ditëve të sotme, më 1453.

Statusi i saj u ndryshua në një muze përmes një dekreti të vitit 1934 të nënshkruar nga themeluesi i republikës moderne turke, Mustafa Kemal Ataturk. Ky  është një nga vendet më të njohura turistike të Turqisë, me 3.7 milionë vizitorë në vitin 2019.

 

Vendimi për ta kthyer Shën Sofinë përsëri në një xhami i ka shqetësuar turqit të cilët e shikojnë ndërtesën si emblemë të kushtetutës së tyre laike. Por, masa nuk u dënua gjerësisht nga politikanët e opozitës turke.

Erdogan është zotuar se do ta mbajë të hapur për turistët./abcnews.al