Agron Tufa në azil, QKLL e nderon me çmim

schedule19:45 - 23 Dhjetor, 2022

schedule 19:45 - 23 Dhjetor, 2022

Nga Leontina Nika

Çmimet Kombëtare të Letërsisë për vitin 2021. Përmes një ceremonie simbolike, shkrimtarë, poet, studiues dhe përkthyes u vlerësuan për veprat e tyre letrare përgjatë vitit 2021.  Romani më i mirë i vitit u shpall  “Ngjizja e papërlyeme” e autorit Agron Tufa, i cili nuk ishte i pranishëm për arsye azili në Zvicër.

Në kategorinë vëllimi më i mirë me tregime i vitit u vlerësua Durim Taçi me “Nga një derë në tjetrën”. Edhe ky shkrimtar nuk ishte i pranishëm. Për vëllimin më të mirë poetik të vitit u vlerësua Visar Zhiti me “Dorëshkrimet e burgut”, e megjithatë autori përshëndeti nëpërmjet një letre nga Amerika e largët.

Vepra më e mirë e vitit studimore letrare iu dha Persida Asllanit e  Dhurata Shehrit për librin “Për një histori të krahasuar të letërsisë shqipe”. Libri më i mirë për fëmijë i vitit u vlerësua “Ninulla e zemrës” i Anila Kadisë. “Njeriu i mirë” I Albert Camus i dhuron çmimin e përkthimit më të mirë Saverina Pashos.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!