Pas 7 vitesh së bashku, David Guetta i jep fund lidhjes me modelen e njohur

schedule07:33 - 28 Tetor, 2022

schedule 07:33 - 28 Tetor, 2022

David Guetta thuhet se është ndarë nga e dashura e tij Jessica Ledon pas shtatë vitesh së bashku. Sipas mediave të huaja, ndarja ka ardhur për shkak të angazhimeve të shumta. Një burim tha për gazetën The Sun se Dj ka qëndruar gjatë verës në Ibiza ndërsa Jessica në Shtetet e Bashkuara.

“Ata kanë aq shumë momente së bashku sa të gjithë ne rreth tyre menduam se ishin krijuar për njëri-tjetrin, por nuk ka funksionuar kështu.” Por shpresa për ribashkim. “Ata nuk e kanë ndërprerë plotësisht kontaktin, kështu që disa prej nesh shpresojnë se do t’i rregullojnë gjërat.“, tha burimi.

Pourquoi David Guetta a rompu avec Jessica Ledon après 7 années de vie  commune - RTL People

Vetë modelja ka lënë të nënkuptohet përmes një postimi në rrjete sociale se është ndarë. Ndërkohë, kujtojmë që Guetta është një ndër Dj më të suksesshëm në botë. Më parë, ai ka pranuar se ka marrë një “rrezik të madh” duke u bërë DJ.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!