Pas 7 muajsh, Italia regjistron numrin më të ulët të viktimave nga Covid-19

schedule19:12 - 16 Maj, 2021

schedule 19:12 - 16 Maj, 2021

Janë ulur ndjeshëm rastet e reja me koronavirus në Itali. Gjatë 124 orëve të fundit në vendin fqinj janë konfirmuar të infektuar me Covid 5 753 raste dhe kanë humbur jetën 93 shifra më e ulët në shtatë muaj.

Numri i viktimave në orët e fundit ka shënuar dhe uljen më të ndjeshme që prej shtatë muajsh.

Ndërkohë betejën me këtë virus e kanë fituar 9 603 persona.

Nga fillimi i pandemisë e deri më tani numri i të infektuarve me Covid ka shkuar në 4,159,122 persona mes  të cilëve kanë humbur jetën 124,156 qytetarë. e.su./abcnews.al