Pas gjashtë vitesh, Petro Koçi largohet nga posti i zv/ministrit të Mbrojtjes. Lajmin e ka bërë me dije vetë ai përmes një statusi në rrjetet sociale. Ai shpreh mirënjohje për kryeministrin, qeverinë dhe 3 ministrave të mbrojtjes me të cilët ai ka punuar.
“Per gjashte vjet e gjysem ne Ministrine e Mbrojtjes. Ketij nderi te larte jam perpjekur ti pergjigjem me perkushtim te ndershem e te palodhshem. Uroj tja kem dale mbane! Mirenjohje te ndjere Kryeministrit, Qeverise, 3 ministrave te Mbrojtjes dhe sidomos personelit me dhe pa uniforme ne MM dhe FA,
3 Shefave te Shtabit te Pergjithshem, Komandanteve te strukures ushtarake dhe cdo bashkepunetori ne kete udhetim nderi per mua. Cdo shqiptar po ta pyesesh nese e do atdheun dhe flamurin kuqezi do te pergjigjet po. Ketu ne MM dhe FA cdo cast pergjigjemi po, sepse pyetjen na i ben detyra!”, shkruan ai.
Koçi ka shërbyer si zv/ministër mbrojtje gjatë kohës kur kjo ministri është drejtuar nga Mimi Kodheli, Olta Xhaçka dhe më pas Niko Peleshi i cili vijon të jetë aktualisht në krye të saj. m.v/abcnews.al