Pas 6 javësh India regjistron numrin më të ulët të të infektuarve me Covid-19

schedule08:47 - 28 Maj, 2021

schedule 08:47 - 28 Maj, 2021

India ka shënuar numrin më të ulët të të infektuarve me Covid-19 për herë të parë në 6 javë. Vendi ka regjistruar 186.364  raste të reja gjatë 24 orëve, shifra më e ulët ditore që nga 14 Prilli, ndërsa numri i viktimave shënoi rritje.

Gjatë 24 orëve vendi regjistroi 3.660 të vdekur. Numri i rasteve në Azinë Jugore  ka shkuar në 27.56 milion që nga fillimi i pandemisë ndërsa numri i viktimave në 318,895, sipas të dhënave të  ministrisë së shëndetësisë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!