Pas 5 vitesh, burgoset i riu shqiptar që u kap me 400 mijë £ “shtëpi bari” në Britani

schedule10:42 - 30 Korrik, 2021

schedule 10:42 - 30 Korrik, 2021

Është dënuar shqiptari 32-vjeçar i cili u kap me shtëpi bari më 31 maj 2016. Endrit Rusta, 32 vjeç, u arrestua në ambientet e banesës së tij në të cilin kishte kultivuar kanabis në Llandrinio pranë Welshpool.

Hetimi i policisë zbuloi se ai kishte bërë udhëtime të shumta në zonë. Çështja u mbyll pas pesë vitesh që nga arrestimi i tij.

32-vjeçari u kap me 112 bimë narkotike me një vlerë prej 440,000 £.

Duke dhënë prova Rusta tha në atë kohë se nuk ishte lejuar të punonte në Britani dhe nuk kishte para. Ai tha se atij iu ofruan punë në shtëpi bari nga një person i quajtur Luciano, i cili më pas i pagoi atij 100 £ në ditë për tu kujdesur për bimët narkotike.

“Ai më kërkoi të shkoja atje për disa orë për të kontrolluar rrethinën dhe për t’u siguruar që dyert dhe dritaret ishin të mbyllura. Pas herës së tretë u bëra i vetëdijshëm se kanabisi po rritej atje” tha Rusta.

Avokati Eiran Reilly, duke mbrojtur Rusta, tha se i pandehuri ishte penduar për veprimet e tij dhe se nuk kishte prova të mjaftueshme për të treguar se ai luajti një rol të rëndësishëm grupin kriminal.

Rusta, nga Stanmore Road, Edgbaston, Birmingham, u burgos për 18 muaj. Ai duhet të bëjë gjysmën e burgut, para se të lirohet me kusht./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!