Pas 4 tentativave të dështuara, SpaceX zbarkon me sukses prototipin Starship

schedule08:32 - 6 Maj, 2021

schedule 08:32 - 6 Maj, 2021

Hap pas hapi, kompania SpaceX po përparon zhvillimin e raketës së saj të re Starship. Prototipi i fundit, Numri Serial 15 (SN15), ka përfunduar një ngritje dhe ulje të suksesshme.  Ai u nis nga Teksasi Jugor, duke fluturuar deri në rreth 6 milje mbi Tokë.

Ky ishte i pesti prej prototipave të raketave të SpaceX që provoi një ulje të tillë dhe i pari që e bëri me sukses, informon abcnews.al. Nga lëshimi mbeti vetë një zjarr i vogël i cili u shua shpejt.

Prototipi ka disa përmirësime në krahasim me paraardhësit e tij, sipas SpaceX. Ato përfshijnë azhurnime të harduerit, sistemeve të komunikimit dhe navigimit, softuerit dhe motorëve masivë, të cilët quhen motorë Raptor.

Pritet që Starships të zëvendësojë raketat Falcon të kompanisë. CEO i SpaceX, Elon Musk, beson se Starship i ri 50 metra i gjatë mund t’i bëjë të gjitha, dhe jo vetëm në Tokë. Ai thotë se teknologjia do t’i çojë njerëzit në Mars./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!