Kylie Minogue po kthehet në Australi pas 30 vitesh qëndrimi në Britani. Këngëtarja ka vendosur të kthehet në vendin e saj për të qenë më afër familjes. “Kjo është diçka për të cilën ajo ka menduar për një kohë. Këtë vit, kur ajo ishte në Australi për një periudhë të gjatë për shkak të kufizimeve, kjo i dha kohë të mendonte se ku dëshiron të bazohet.”, tha një burim.
Ashtu si shumë artistë, Minogue kalon shumë kohë nëpër udhëtime prandaj nuk e sheh këtë si një vendim drastik. “Covid-i i ka dhënë asaj shumë kohë për të menduar për të ardhmen dhe dëshiron të shohë më shumë nga familja e saj kur ajo nuk udhëton, kështu ajo do ta përdorë Australinë si bazën e saj.”, shtoi më tej burimi.
Në dokumentet e sapo regjistruara, ylli ka ndryshuar adresën e shërbimit për katër bizneset e saj kryesore për një tjetër në periferi të Melburnit. Vendimi për të lëvizur shënon një ndryshim që dukej i pamundur vitin e kaluar. Duke folur në një intervistë në shtator 2020, ajo tha se i dashuri i saj, Paul Solomons nuk do të donte të lëvizte.
Çifti ndodhen në Mbretërinë e Bashkuar për momentin ndërsa Kylie po përgatitet të nxjerrë muzikë të re.”Kjo nuk do të ndryshojë asgjë në jetën e Kylie, përveç asaj ku ajo ka zgjedhur ta thërrasë shtëpi. Dashuria e saj për Londrën dhe Mbretërinë e Bashkuar mbetet e përhershme dhe ajo do të jetë akoma këtu. ”
/abcnews.al