Pas 3 vitesh zemra do t’i prehet pranë trupit, familjarët e Saimir Sulës do të marrin në dorëzim organin

schedule23:02 - 2 Korrik, 2023

schedule 23:02 - 2 Korrik, 2023

Pasi gati tre vitesh zemra do t’i prehet pranë trupit.

Historia e Saimir Sulës te riut qe nderroi jete në Spanjë, por që u soll në Shqipëri pa organin jetësor pritet të përmbyllet këtë korrik.

Ministria e Drejtësisë njoftoi të dielën se është rënë dakord me autoritetet spanjolle që zemra e Saimir Sulës t’ju dorëzohet familjarëve në datën 12 të këtij muaji.

“Ministria e Drejtësisë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Përgjithshme, Prokurorinë e Tiranës, Institutin e Mjekësisë Ligjore, me mbështetjen e Ambasadës Shqiptare në Madrid, kanë zhvilluar komunikime të vazhdueshme për detajet logjistike të kësaj procedure, rruga e transportit ajror, detar apo tokësor, mënyra e transportimit. Nëse autoritete spanjolle do jenë dakort mbetet vetëm marrja e lejeve tranziti nga të gjitha shtetet ku do kalojë automjeti” thuhet në njoftimin e Ministrisë.

Të gjitha procedurat për marrjen në dorëzim të zemrës së Saimir Sules do të kryhen në prani të familjarëve.

Sula ndërroi jete ne maj te vitit 2020 ne spitalin del Mar në Barcelone ku kishte shkuar me simptoma të Covid 19 për të bërë një test PCR.

Në rrethana ende të paqarta i riu ndërroi jetë, ndërsa kur trupi mbërriti ne Shqipëri ekspertët e mjekësisë ligjore në Tiranë zbuluan se mungonte zemra.

Motra e Saimirit, Majlinda Sula e kthehu në kauzë çështjen e të vëllait duke e ndjekur edhe në rrugë ligjore, por edhe përmes protestave në të dyja shtetet.

Pas tre vitesh zemra do të kthehet tek i ndjeri, por motra e tij ka kërkuar edhe nje test ADN-je për t’u siguruar se organi jetësor i përket Saimir Sulës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!