Pas disa vitesh premtimesh nga qeveria më në fund ka nisur puna për zhvendosjen e mbeturinave nga Porto Romano drejt Sharrës. Me rënien e tërmetit kjo zonë e Durrësit do të ndryshojë totalisht. Pasi
“Plehrat çdo mëngjes vjen era të mbyt”, thekson një qytetar.
“Sëmundje çtë sjellin më shumë kur fryn erë ta sjellin mikrobin brenda në shtëpi”, ka thënë një banor.
Kjo fushë me mbetjet deri dhe të rrezikshme në Porto Romano ka shkaktua probleme madhore në mjedis dhe në shëndetin e banorëve. Aroma e tyre dhe tymi gjatë djegies në ambient të hapur prej së paku 25 vite ka lënë shenja të pakthyeshme në organizmin e qytetarëve.
“I ke të gjithë njerëzit me astëm”.
“Na janë sëmurur njerëzit. Na janë paralizuar njerëzit dhe unë i sëmurë jam”, ka thënë një nga banorët e zonës.
Po dhe toka ku kryej procesi i djegie është kotaminuar.
“Para disa muaj ishte një tym shumë i madh në këtë zonë. Tani në këtë zonë është shumë më i egër avullimi i tyre në atë tokën aty është helm shumë i rrezikshmë. Është shumë e nevojshme të hiqen për shëndetin tonë”, është shprehur një nga banorët e zonës.
Hera herës banorët dhe studentët kanë protestuar për pastrimin e këtij vendgrumbullimi mbeturinash të të gjitha llojeve.
Tashmë është gati një projekt. Që nëse zbatohen me përpikmëri afatet kohore prej 18 muaj të punimeve kjo fushë do të kthehet në park.
Premtimi i qeverisë i artikular për disa vite me radhë më në fund duket se është realitet. Duhet të binte tërmeti që puna të niste. Tashmë ka filluar zhvendosja e plehrave. Ato do të trajtohen në impiatin e Sharrës në kryeqytet. Më pas me do të nisë puna për ndërtimin e parkut të fëmijëve.
Rreth 10 mijë banorë që kanë bashkëjetuar me këto plehra janë mosbesues se kjo problematikë do të marrë zgjidhje.
“Besimi është shumë i paktë. Inshalla bëhet. Po u bë do bëhet një mirësi shumë e madhe”, është shprehur ndër të tjera qytetari.
Po ky nuk është i vetmi shqetësim i tyre pasi rreziku për shëndetin dhe mjedisin nuk përfundon me largimin e mbeturinave.
“Ka 25 vjet që jetoj në një lagje. Ka qënë zonë industriale më pas u bë turistike dhe sërisht u ngritën subjekte. Është fabrika e kartonit është fabrika e bombulave. Nëse nuk hiqen fabrikat që derdhin mbetjen në kanal. Bombulat e gazit na mbytën. Këtu në këtë lagje është katastrofë”, ka theksuar një tjetër qytetar. /abcnews.al