Pas 2 javësh në spital, 101 vjeçari shërohet nga koronavirusi

schedule15:30 - 10 Prill, 2020

schedule 15:30 - 10 Prill, 2020

Një 101-vjeçar nga Britania e Madhe i cili ishte infektuar me Covid-19, është kthyer në shtëpi nga spitali, pas shërimit të plotë nga sëmundja.

Keith Watson ishte shtruar në spital për një operim në këmbë, dhe më vonë ka rezultuar edhe si i infektuar me virus, pas temperaturës së lartë, me të cilën është përballur.

Ai qëndroi dy javë i shtruar në spital duke luftuar me virusin në Spitalin Alexandra në Redditch, Angli.

Matthew Hopkins, shefi ekzekutiv i Spitalit të Worcestershire NHS Trust tha: “Ne jemi të kënaqur që Keith mposhti koronavirusin dhe tani është i sigurt në shtëpi. Kjo është një nxitje e madhe morale për stafin tonë që punojnë dita-ditës për të siguruar kujdesin më të mirë të mundshëm për pacientët tanë. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!