Këngëtari i njohur, Justin Timberlake i ka kërkuar falje ish-të dashurës së tij Britney Spears përmes Instagramit. 19 vite më parë, ai e kishte fajësuar atë publikisht për ndarjen e tyre dhe kishte shfrytëzuar “zemrën e tij të thyer” për të promovuar muzikën e tij.
Timberlake i ka kërkuar falje edhe ish-të dashurës tjetër, Janet Jackson për zhveshjen e rrobave të saj në “Super Boël” të vitit 2004 para dhjetëra mijëra të pranishmëve në stadium. Këngëtari e ka konsideruar një aksident atë kohë mirëpo për këtë veprim ishte kryqëzuar Janet.
Përmes një postimi të gjatë në Instagram, Justin ka shkruar ndër të tjera: “Ne veçanti dua t’i kërkoj falje Britney Spears dhe Janet Jackson, të dyjave individualisht, sepse kam respekt për të dyja dhe e di që kam gabuar në raport me to”.
Kërkim falja e tij vjen pak ditë pasi ishte kritikuar në rrjetet sociale nga fansat se e kishte lënduar këngëtaren Britney Spears duke u ndarë nga ajo pas një lidhje disa vjeçare, gjë e cila paraqitet edhe në dokumentarin që është publikuar rreth jetës së pop yllit./abcnews.al