Pas 18 vitesh martesë, gruaja i kërkon divorcin aktorit Kevin Costner

schedule16:02 - 3 Maj, 2023

schedule 16:02 - 3 Maj, 2023

Gruaja e Kevin Costner, Christine Baumgartner, ka bërë kërkesë për divorc. Sipas TMZ,  49-vjeçarja kërkoi kujdestarinë e përbashkët të tre fëmijëve të tyre: Kayden, 15, Hayes, 14 dhe Grace, 12 vjeç. Megjithatë, ajo ka kërkuar vetëm pronat, pasi ka një marrëveshje paramartesore.

Çifti filloi të takohej në vitin 1999, menjëherë pasi Costner u nda nga Bridget Rooney, me të cilën kishte djalin Liam, 27 vjeç. Pas një ndarje të shkurtër në 2003, Baumgartner dhe Costner u rilidhën vitin e ardhshëm dhe u martuan. Në maj 2007 ata mirëpritën djalin e tyre më të madh, Kaiden, dhe në shkurt 2009, djalin e tyre të dytë, Hayes. Një vit më pas, çifti mirëpriti vajzën e tyre, Grace./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!