Pas 14 vitesh transmetim, “Keeping Up With The Kardashians” do ta mbyllë rrugëtimin në 2021, me përfundimin se sezonit të njëzetë.
Lajmin e ka ndarë vetë Kim Kardashian, duke mos dhënë arsyen për ndërmarrjen e këtij vendimi. Megjithatë, ajo ka shprehur gjithë emocionet, duke falenderuar fillimisht fansat e formatit, e më pas bizneset që kanë qendruar partnerë besnikë përgjatë gjithë kësaj kohe. Ndër të tjera Kim është shprehur se ky realityshoë e ka bërë atë që është sot.
“Kjo shfaqje na bëri ato që jemi dhe unë do të jem gjithnjë në borxh ndaj gjithsecilit që luajti një rol në formësimin e karrierës sonë dhe ndryshimin e jetës tonë përgjithmonë”, ka shkruar ajo.
Marrëveshjen për përfundimin e “Keeping Up With The Kardashians” e kanë nënshkruar edhe motrat Jenner, si dhe ish-bashkëshorti i Kourtney Kardashian, Scott Disick. l.k/abcnews.al


