Kivanç Tatlitug dhe Beren Saat, do të rikthehen në një projekt të përbashkët pas 11 viteve nga seriali i shumëpëlqyer “Dashuri e ndaluar”.
Sipas lajmeve të fundit, aktori i njohur me origjinë shqiptare dhe bukuroshja do të bashkohen sërish pas 11 viteve për një projekt të ri.
Akoma nuk është zbuluar se cilat do të jenë rolet e aktorëve në serialin “Kral Kaybederse”, por diçka është e sigurt. Seriali mezi po pritet nga fansat e aktorëve në të gjithë botën dhe dihet se do korrë sukses të madh.
Kujtojmë që “Dashuri e ndaluar”, me skenarin e saj mbresëlënës dhe kastin legjendar, pati një sukses të jashtëzakonshëm jo vetëm në Turqi, por në çdo ekran ku është shfaqur./abcnews.al