Pas 11 ditësh i shtruar, Papa Françesku del nga spitali

schedule12:16 - 14 Korrik, 2021

schedule 12:16 - 14 Korrik, 2021

Papa Francesku, 84 vjeç, ka dalë nga Poliklinika “Gemelli” e Romës ku ka qëndruar i shtruar që prej datës 4 Korrik. Ati i Shenjtë ishte operuar në stomak në të njëjtën ditë që hyri në spital. Të dielën që kaloi, ai u shfaq për herë të parë në publik nga ballkoni i spitalit, shtatë ditë pas operacionit, për të kryer lutjen e zakonshme të së Dielës, para një publiku prej disa qindra personash, që ndodheshin në sheshin e Poliklinikës për të ndjekur lutjen dhe për të mbështetur Papën.

Tashmë, Papa do ta vazhdojë periudhën e tij të rikuperimet nga shtëpia. Ai është kthyer në Vatikan me të njëjtën makinë me të cilën shkoi në spital, dhe sipas gazetarëve të Associated Press ka qenë i ulur në ulësen e pasagjerit.

Periudha e rikuperimet të Papës, konçidon edhe me periudhën e tij të pushimeve. Papa Francesku pritet t’i rimarrë angazhimet e tij publike në muajin shtator, kur të nisë gjithashtu udhëtimet jashtë vendit.

Nga data 12 deri në 15 shtator ai ka planifikuar të udhëtojë në Hungari dhe në Sllovaki, ndërsa në nëntor do të udhëtojë për në Skoci ku do të marrë pjesë në konferencën për klimën./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!